Leximi i parë: Jeremia 1:17-19
Psalm: Psalm 71:1-6, 15, 17
UNGJILLI: MARKU 6:17-29
Leximi i parë: Jeremia 1:17-19
17 Prandaj ngjeshi ijët e tua! Në këmbë, pra! Thuaju të gjitha që unë po të urdhëroj. Aspak mos u tremb para tyre, përndryshe do të të bëj që të dridhesh
para tyre!
18 Ja, unë sot ty po të bëj qytet të fortifikuar, shtyllë hekuri, mur tumbaku
përballë të gjithë vendit, përballë mbretërve të Judës e princave të tij,
priftërinjve të tij e popullit të
vendit.
19 Ata do të luftojnë kundër teje, por s’do të ngadhënjejnë mbi ty, sepse unë jam me ty, që të të shpëtoj, thotë Zoti.”
Psalm: Psalm 71:1-6, 15, 17
1. Unë po gjej strehë te
ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë.
2. Në emër të drejtësisë
sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto.
3. Ti je për mua një
kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin
tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime.
4. Perëndia im, më çliro
nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën.
5. Sepse ti je shpresa
ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.
6. Ti ke qenë përkrahja
ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të
drejtohet gjithnjë lëvdimi im.
15. Goja ime do të tregojë
tërë ditën drejtësinë tënde dhe çlirimet e tua, sepse nuk njoh numrin e tyre.
17. O Perëndi, ti më ke
mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua.
UNGJILLI: MARKU 6:17-29
17 Dhe njëmend, vetë Herodi kishte dhënë
urdhër të kapej Gjoni, të ngujohej në pranga e të burgosej. Shkaku ishte
Herodiada, gruaja e Filipit, të vëllait të tij, të cilën e kishte marrë për
grua.
18 E pasi Gjoni i kishte thënë Herodit: “S’guxon ta mbash gruan e vëllait tënd!”,
19 Herodiada e urrente dhe donte ta vriste, por nuk mundte,
20 sepse Herodi e druante Gjonin. E dinte mirë se është njeri i drejtë e i shenjtë e prandaj edhe e mbronte. Kur e dëgjonte, trazohejfort
në shpirt, por
prapëseprapë e dëgjonte me ëndje.
18 E pasi Gjoni i kishte thënë Herodit: “S’guxon ta mbash gruan e vëllait tënd!”,
19 Herodiada e urrente dhe donte ta vriste, por nuk mundte,
20 sepse Herodi e druante Gjonin. E dinte mirë se është njeri i drejtë e i shenjtë e prandaj edhe e mbronte. Kur e dëgjonte, trazohej
21 Por erdhi dita e volitshme, kur Herodi,
me rastin e ditëlindjes së vet, u përgatiti një gosti bujarëve të vet,
oficerëve të lartë dhe krerëve të Galilesë.
22 Hyri vajza e Herodiadës e kërceu. I pëlqeu shumë Herodit dhe të ftuarve. Atëherë mbreti i tha vajzës.
22 Hyri vajza e Herodiadës e kërceu. I pëlqeu shumë Herodit dhe të ftuarve. Atëherë mbreti i tha vajzës.
“Lyp prej meje çka të duash dhe unë do
ta jap.”
23 Dhe iu përbetua (shumë):
“Do të jap gjithçka të më lypësh, qoftë
edhe gjysmën e mbretërisë sime!”
24 Ajo doli dhe i tha s’ëmës:
“Çka të kërkoj?
“Kokën e Gjon Pagëzuesit!” ‑ i tha ajo.
25 Vajza u kthye vrik te mbreti e i tha:
“Dua të ma japësh tani në pjatë kokën e
Gjon Pagëzuesit.”
26 Mbreti u trishtua, por për shkak të
premtimit dhënë me përbetim e për shkak të të ftuarve, nuk deshi t’ia mohojë
kërkesën.
27 Mbreti menjëherë dërgoi një vrasës dhe urdhëroi t’ia sjellë kokën e Gjonit. Ky shkoi, ia shkurtoi kokën në burg,
28 e solli në pjatë, ia dha vajzës, kjo ia dha s’ëmës.
27 Mbreti menjëherë dërgoi një vrasës dhe urdhëroi t’ia sjellë kokën e Gjonit. Ky shkoi, ia shkurtoi kokën në burg,
28 e solli në pjatë, ia dha vajzës, kjo ia dha s’ëmës.
29 Kur dëgjuan nxënësit e Gjonit, erdhën,
morën trupin e tij dhe e shtinë në dhe.